Spektaklin e mbrëmjes së të martës në “Big Brother VIP”, u përballën për herë të parë pas daljes nga shtëpia Beatrix Ramosaj dhe Semi Jaupaj. Vazjat kanë qëndruar në distanc nga njëra-tjetra dhe nuk kanë shkëmbyer asnjë komunikim bashkë.
Batrix pati mundësinë që të fliste për pak minuta me të dashurin e saj, Donald Veshajn ku i shprehu dashurinë dhe se e kishte marrë malli shumë.
Beatrix: Më ka marrë malli shumë, shumë farë, jepi forca, unë të pres, të dua shumë. Për mua gjithmonë do jesh më i miri, je më i miri. Të kam zemër, më ka marrë malli shumë fare.
Donald: Edhe mua dhe mezi po pres të të takoj, unë nuk po të shikoj por që ta imagjinoj fytyrën.
Ajo çka u vu re, ishin mimikat e fytyrës së Semi Jaupajt gjatë momentit kur Beatrix Ramosaj po fliste, e cila mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja reagon në këtë lloj forme kur bëhet fjalë për çiftin.
Rikujtojmë që Semi është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ish të dashurës së aktorit të humorit i cili e ‘tradhtoi’ moderatoren me Beatrixin brenda shtëpisë së “BBV”. Këngëtarja dhe Donaldi ishin gjithashtu miq të mirë me njëri- tjetrin, por miqësia e tyre përfundoi në momentin ku çifti i ri, Veshaj- Ramosaj deklaruan dashurinë e tyre në publik.
Semi Jaupaj u quajt si pengesë e çiftit të cilët nuk mundën ta shprehnin dashurinë që kishin për njëri-tjetrin më para në periudhën kur ajo ishte pjesë e shtëpisë.


© Panoramaplus.al

