Futbollisti i njohur Granit Xhaka feston sot ditëlindjen.

Graniti ka mbushur plot 30 vite jetë. Në këtë ditë të veçantë për sportistin nuk kanë munguar urimet e shumta nga miq dhe familjarë të tij por urimin më të bukur padyshim që e ka marrë nga partnerja e tij, Leonita Lekaj.

Ajo ka postuar një video ku në të janë përmbledhur momentet më të bukura që çifti kanë kaluar bashkë që në fillimet e tyre dhe deri më sot. Krahas postimit Leonita ka bërë dhe urimin e veçantë për partnerin e saj:
“Dashurisë time, bashkëshortit dhe babait më të mirë në botë, personit më të kujdesur dhe të dashur. Gëzuar ditëlindjen! Të dua përgjithmonë”
View this post on Instagram
Çifti u fejuan në vitin 2015, ndërsa dy vite më vonë ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe tashmë janë prindër të dy vajzave.


