22 Gusht, 2023

“Të dua pa fund!”- Dua Lipa feston ditëlindjen, urimin më të veçantë këngëtarja e mori nga nëna e saj


Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Artistja feston 28-vjetorin e lindjen, ndërsa ajo mori mesazhe të shumta urimi nga njerëz të afërt, miq dhe fansat e saj.

Mirëpo ai më i veçanti dhe më i bukuri ishte nga nëna e saj Anesa Lipa, e cila teksa publikoi në Instagram disa foto krah të bijës, ajo zgjodhi fjalët më të veçanta për të të uruar Duan në ditën e saj të lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen Dua! Jeta jote është një aventurë e mrekullueshme dhe ti je e bukur nga brenda! Dije se je e dashur gjerësisht! Të dua pa fund!!”– ka shkruar nëna e artistes.

Kujtojmë që shpesh herë Dua ka treguar për raportin e ngushtë që ajo ruan me dy prindërit e saj.

© Panoramaplus.al