2 Tetor, 2018

“Të dua”, Kim Kardashian ka dy fjalë për shqiptarin e saj të preferuar (FOTO)


Kim Kardashian dhe grimieri Mario janë jo vetëm dy bashkëpunëtorë të mirë, por edhe dy miq të ngushtë. Ata kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë dhe thuajse janë të pandashëm nga njëri-tjetri.

Shqiptari është kujdesur prej vitesh për look-un e Kim dhe profesionaliteti i tij e ka bërë atë të mos i ndahet në asnjë sekondë Marios.

Ndërkohë me rastin e ditëlindjes së grimierit shqiptar, Kim ka vendosur që të publikojë në “Instatory” disa foto me të,  duke i bërë edhe një urim të veçantë.

“Urime ditëlindjen një dhe i vetmi im Mario Dedivanovic. Të dua përtej asaj që një postim “Instgram”-i mund të thotë”, ka shkruar ajo.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al