15 Korrik, 2023

“Të dua gjallë’/ Aktori i njohur i humorit rrëfen mes lotësh periudhën e vështirë kur i ati u infektua me Covid-19: Ishin ditët më…


Aktori i njohur i humorit, Ledio Lako ka ‘hapur’ zemrën dhe ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së tij.

Teksa ishte i ftuar në programin “S’e luan Topi”, aktori ka treguar momentin e vështirë që ka kaluar me të atin e tij kur ai u infektua me Covid-19. I përlotur, Ledio kujton momentin kur mendoi se e humbi, teksa i kishte kërkuar ‘të mos vdiste’.

“Me thënë të drejtën mendova se e humba. Mjekët më thanë që ‘është në dorë të Zotit’. Unë e çova me urgjencë në spital dhe atë ditë kisha shfaqje dhe i bëra një video i thashë “ të dua gjallë”. Më tha vetëm “do mundohem”. Ato ishin ditët më të vështira të jetës, dhe më vjen çudi me ata njerëzit që thonin ‘ça Covid more’. I thashë mos vdis, mos na lërë, unë do vazhdoj zanatin. Ik pa merak se do ia dal, më tha”,– rrëfeu ai.

© Panoramaplus.al