Aktori i njohur Ben Affleck ditën e sotme feston 51-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq speciale për të, urimin më të veçantë ai e mori nga bashkëshortja e tij Jennifer Lopez.

Ajo postoi në Instagram një video duke kënduar së bashku këngën e dashurisë të Sam Cook “What A Wonderful World” të viteve 1960.

Ndërsa krahas saj këngëtarja zgjodhi fjalët më të bukura për të uruar dashurinë e jetës së saj.
“I dashur Ben… Gëzuar ditëlindjen. Të dua!“, ka shkruar Lopez.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

