7 Shtator, 2022

“Të donim ende pa qenë në jetën tonë”/ Pasi zbuluan gjininë e fëmijës, Einxhel Shkira bën dedikimin e ëmbël për vogëlushin e saj


Einxhel Shkira dhe Dj Dagz zbuluan disa ditë më parë se do të bëhen prindër të një djali gjatë ‘gender reveal’-it që ata kishin organizuar.

Çifti zhvilloi një festë private ku ishin të ftuar miq të ngushtë dhe familjarë të tyre.

Së fundmi Einxhel ka bërë një dedikim të ëmbël për djalin e saj të cilin po e pret me padurim. Moderatorja ka publikuar përgjatë një videoje momentin kur ajo dhe Dagz zbulojnë gjininë e bebit.

“Hey biri ynë i vogël. Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona…sepse mbrëmë na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë. Të donim ende pa qenë në jetën tonë… por ama dje na ke bërë sërish dy njerëzit më të lumtur në botë.

Tani dimë si të të drejtohemi, e dimë çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti… dhe akoma më shumë do përpiqemi të të kuptojmë kur të të kemi në krahë…

Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishim prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë. Bir, ne tashmë të duam shumë”,– ishte dedikimi i ish-banores krahë videos.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

© Panoramaplus.al