Reperi i njohur kosovar Fero Fera dhe ish-partnerja e tij Arbenita Ismajli ishin një ndër çiftet më të përfolur gjatë muajtit të fundit.

Dyshja kanë nisur procedurat e divorcit, kjo pasi reperi e dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.
Fero nuk i plotësoi ditët e plota dhe u lirua nga paraburgimi, ndërsa pak kohë më pas njoftoi se ka hequr dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë Islame.
“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time”.– ka shkruar Fero ndër të tjera.

Mirëpo një ditë më parë modelja është paragjykuar nga ndjekësit e saj pasi postoi një video në TikTok, ku mbante një gjë në dorë, të cilën fansat menduan që është një ‘lodër seksi’.
Në lidhje me këto kritika ka reaguar vetë Arbenita përmes një postimi në InstaStory, teksa ndër të tjera ajo tha se ndonjëherë i vjen turp që është shqiptare.
“Nganjëherë më vjen shumë turp që jam shqiptare, edhe e pyeti veten përse shumica e popujve tjerë nuk na duan. Seriozisht nuk kam koment. Jam femra më e pavarur, veç punët e mia i shikoj, nuk i bëj keq askujt me marrë kaq shumë urrejtje prej vëllezërve/motrave shqiptare. Marre”, u shpreh ajo.
Ndërsa vazhdoi më tutje: “Ma keni shpifur, kurrë nuk do të bëheni burra shqiptarë ju, marre ju qoftë. Si me qenë serbë, nuk e di kush po ju edukon kështu. Edhe unë jam nënë motër, teze e dikujt, Marrë more tmerr vetëm për marrëdhënie intime mendoni. Të degjeneruar”.


