Reperja e njohur Tayna është një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it. Ajo gjithashtu është edhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social “Instagram”.

Postimet e saj në rrjetet sociale tërheqin gjithnjë vëmendjen e fansave. Madje edhe së fundmi ajo ka habitur të gjithë me një deklaratë të bërë në “Instastory”.

E pyetur nga një ndjekës nëse ka qenë ndonjëherë e fejuar, ajo është përgjigjur: “Po qysh jo, edhe dy fëmijë binjakë. Dil jashtë nga këtu. E fejuar 15 vjeç? Merru me jetën tënde”, i është përgjigjur Tayna ndjekësit.





