Reperja e njohur Tayna ka publikuar një ditë më parë projektin e saj më të ri muzikor me titull “Kce”. Kënga duket se është pritur mjaft mirë nga publiku.

Në klip, Tajna ka zgjedhur një grup të madh me femra, ku mes tyre shfaqet edhe ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, e cila që prej kësaj të shtune nuk do të jetë më në program.

Kejvina ka shkëlqyer pranë reperes, teksa ka tërhequr vëmendjen me lëvizjet sensuale e format e saj perfekte.


