Tayna-s iu desh vetëm një këngë që të kthehet në një nga këngëtaret më të dëgjuara të momentit.

E mesa duket, fama e reperes do të dalë edhe jashtë kufijve shqiptar. Ashtu si këngëtarja e njohur Era Istrefi, edhe ajo është shumë afër për të nënshkruar kontratën me një nga labelët e njohur në botë.

Ka qenë menaxheri i saj, Rinor Hykolli, ai i cili në një postim në ‘Instastory’ ka publikuar një foto në shkallët e ‘Ultra Music’ dhe ka etiketuar Taynën.

Ndërkohë “Prive.al” raporton sot se Tayna është në tentativa për të nënshkruar një kontratë me Sony Ultra Music, shtëpinë diskografike me të cilën edhe Era Istrefi nënshkroi kohë më parë.


