13 Shtator, 2019

Tayna me pushime në Amerikë, ja kush është mashkulli shqiptar që po e shoqëron


Prej disa ditësh, Tayna, ndodhet me pushime në Amerikë, nga ku ndan me ndjekësit e saj të shumtë foto e video.

Ajo pozoi në “The Hamptons”, zonën ku pushojnë më të pasurit në Amerikë. Gjithashtu zbuloi se shoqërohet nga modelja Vildane Zeneli.

Por mesa duket nuk është vetëm me Vildanen! Nga postimet në “Instastory”, kuptohet se Tayna po i kalon pushimet me grup shoqëror, pasi me ta ndodhet edhe këngëtari i njohur Seven Saraqi.

Ata kanë publikuar një video ku shfaqen duke qeshur, teksa argëtoheshin së bashku në lojëra.

Nga ana tjetër kujtojmë se menaxheri i Tayna-s ka rrëfyer se ajo ndodhet në Amerikë edhe për të xhiruar një videoklip, që mbase mund të jetë bashkëpunim me Seven Saraqin!

© Panoramaplus.al