Ajo është një prej repereve më të njohura e të komentuara të momentit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Tayna-n, këngët e të cilës tashmë janë kthyer në hite.

Tayna shpesh herë është komentuar nga fansat e saj për pamjen dhe format seksi që ka. Madje ka nga ata që e akuzojnë se ka kryer ndërhyrje estetike.

E pyetur në “Instastory” nga një ndjekës nëse i kishte fryrë buzët, Tayna e mohoi një gjë të tillë.

“Jo gjilpëra dhe operacione këtu”, duke lënë të kuptohet se reperja nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në trupin apo fytyrën e saj.



Panorama Plus
© Panoramaplus.al
