Për reperer, Tayna, dita e sotme është mjaft e veçantë pasi njeriu i saj i shtrenjtë feston ditëlindjen.

Bëhet fjalë për nënën e saj, të cilës Tayna i ka bërë një dedikim shumë special në “Instastory”, duke e cilësuar si gruan më të bukur në botë.
Gjithashtu reperja shkruan se shpreson ta bëjë krenare pasi e ka përkrahur dhe dashur pa kushte.

“Urime ditëlindjen mami. Jam shumë e lumtur që ty të kam nënë. Faleminderit që gjithmonë je kujdesur për mua edhe më ke përkrahur e dashur pa kushte në çdo moment të jetës sime. Ti je gruaja më e bukur në botë për mua dhe gjithmonë të shoh ty. Më keni fëmijën e vetëm dhe shpresoj që t’ju bëj krenarë edhe juve si ju mua. Edhe plot të tjera me shëndet dhe lumturi bashkë me ne”, shkruan Tayna në foton ku shfaqet ajo me mamanë.
Ndërkohë kujtojmë se reperja është fëmijë i vetëm dhe është shumë e lidhur me prindërit e saj.


