21 Shtator, 2023

Taylor Swift në një romancë me yllin e NFL? E konfirmon vetë vëllai i lojtarit


Këngëtarja e njohur Taylor Swift po përflitet së fundmi për një romancë të re me yllin e NFL, Travis Kelce.

Dhe pas këtyre aludimeve, ishte vetë vëllai i Travis Kelce i cili konfirmoi thashethemet se ylli i Chiefs është në lidhje me këngëtaren.

“Është e vështirë të përgjigjem sepse nuk e di vërtet se çfarë po ndodh me jetën e dashurisë së Travis,” tha Jason gjatë një interviste në stacionin radiofonik 94WIP, kur u pyet në lidhje me thashethemet e romancës midis Travis dhe yllit të muzikës.

Një burim konfirmoi javën e kaluar se Swift dhe ylli i Kansas City Chiefs po takoheshin “në fshehtësi”.

Thuhet se ata filluan të takoheshin pasi Travis u përpoq t’i jepte këngëtares numrin e tij të telefonit në një nga koncertet e saj të fundit ‘Eras’ Tour’.

Gjithashtu, Sëift u pa së fundmi duke veshur një gjerdan me gurin e lindjes së Travis. Ndërkohë, Kelce u shfaq duke qeshur nga thashethemet me një postim në Instagram. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë drejtpërdrejt.

© Panoramaplus.al