Fansat e Taylor Swift kanë arritur të mbyllin një rrugë kryesore pasi ajo u pa në darkën e provave të Jack Antonoff.

Incidenti ndodhi në një rrugë kryesore në Long Beach Island, New Jersey, me një dëshmitar okular i cili tregoi për Page Six se qindra fansa u mblodhën jashtë pasi ylli i popit u pa duke hyrë në barin dhe restorantin e njohur.
Swift nuk ishte vetëm pasi ajo hyri së bashku me Channing Tatum dhe Zoë Kravitz. Në ballkonin e katit të dytë të lokalit u pa edhe Lana Del Rey teksa buzëqeshte dhe qeshte me të ftuarit e tjerë.
Pasi fansat morën vesh se Swift ishte në restorant, vendasit u mblodhën menjëherë për të parë yllin e popit.
Policia më pas u shfaq në zonë, ndërsa restoranti mbylli perdet e ballkonit rreth orës 20:45, gjë që solli acarimin e fansave.
Megjithatë, darka e provës përfundoi menjëherë më pas, dhe Swift me Del Reyn u panë duke u larguar rreth orës 21:00.
Antonoff dhe aktorja Margaret Qualley kanë vendosur të martohen pasi lajmet për fejesën e tyre u publikuan në maj 2022. Çifti ndezi për herë të parë thashethemet për lidhje në gusht 2021, kur u panë duke ndarë një puthje ndërsa ishin në një takim në Neë York City.
© Panoramaplus.al
