13 Qershor, 2023

Taylor Swift i ndodh e papritura! Fansi i çmendur e përndjek dhe e kërcënon këngëtaren se do i djegë shtëpinë e saj


Taylor Swift është frikësuar për jetën e saj së fundmi, pasi një fans i këngëtares i cili u zulua më pas se ishte një përndjekës i quajtur Mitchell Taebel, u arrestua pasi kërcënoi se do të shpërthente një bombë në shtëpinë e saj nëse nuk do të lejohej të takonte “shpirtin e tij binjak”.

Sipas CNN, autoritetet u vunë në gatishmëri të lartë kur gjetën një mesazh se fansi i këngëtares do të hidhte me kënaqësi një bombë nëse nuk do takohej me shpirtin binjak”.

Kërcënimet e Taebel nuk ishin vetëm kundër Taylor Swift, ato ishin të drejtuara edhe kundër anëtarëve të familjes së saj dhe njerëzve të saj më të afërt. Më shqetësuesja, ishte se Mitchell fluturoi nga Long Beach për në Nashville, Tennessee, në shtëpinë e këngëtares, ku ishte planifikuar të zhvillohej dhe koncerti i saj po atë natë.

Mitchell Taebel po përballet me akuza penale

Ai u dëbua menjëherë nga banesa dhe iu ndalua blerja e biletave për koncertin, megjithëse arriti të fitonte akses nëpërmjet një personi të tretë, sigurimi e zbuloi dhe e pengoi të hynte në pronë.

Dhe atij iu dha një urdhër ndalimi i përkohshëm kundër Taylor Swift, por më 2 qershor, ai u arrestua dhe u gjobit me 15,000 dollarë.

 

© Panoramaplus.al