28 Maj, 2019

Tatuazh në të dyja këmbët, ja fjalët domethënëse që zgjodhi Kejvina t’i gdhende në trup (FOTO)


Që në momentin që u bë velinë e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Tashmë ajo është shndërruar në një nga femrat shqiptare më të komentuara.

Modelja është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku publikon foto e video nga përditshmëria e saj.

Ndërkohë nga postimet e bëra së fundmi, ajo ka zbuluar se ka bërë tatuazh në të dyja këmbët.

“Engjëll dhe energji” janë fjalët që Kejvina ka shkruar në këmbë, të cilët edhe fansat e saj duket se i kanë pëlqyer shumë.

© Panoramaplus.al