Gazetarja e njohur Eni Vasili ditën e djeshme mirëpriti në jetë vajzat e saj binjake, Sofi dhe Nikol.
Dhe sot, ajo ka ndarë më ndjekësit një fotot të ëmbël me vogëlushet nga materniteti.
Eni Vasili publikoi një foto bardh e zi duke mbajtur duart e vajzave të saj.
“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin ❤️??”- shkroi gazetarja, krahas imazheve.
Lajmi që Eni Vasili ishte shtatzënë u zbulua nga Panorama Plus rreth 3 muaj më parë.
Ajo u fotografua nga paparazzi ynë duke ecur krah për krah partnerit të saj, Armandit e veshur me një fustan të zi të ngushtë mbas trupit dhe në sy binte barku i saj i rrumbullakosur.
Gjithashtu u kap mat duke blerë sende për fëmijë në një qendër tregtare në kryeqytet, duke zbuluar pritjen e ëmbël.
Në një intervistë pak kohë më parë, gazetarja tregoi se me Armandin janë njohur nëpërmjet miqve të përbashkët në Tiranë.
“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë…”– tha moderatorja, e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”.
Dyshja po përjetojnë një histori të bukur dashurie për rreth pesë vite dhe Armandit iu desh të linte Londrën për dashurinë me gazetaren.
Gjatë kësaj periudhe, Eni Vasili tregoi se ka menduar edhe për një ceremoni të vogël martesore me fustan të bardhë, gjë që ia ka premtuar edhe bashkëshortit të saj.
“Në fakt, është diçka që ia kam premtuar bashkëshortit. Kemi menduar të jetë një ceremoni e vogël, në plazh, së bashku me dy vajzat tona. E kemi në plan,”– tha Vasili.
















