1 Gusht, 2023

Takime sekrete në vilën e Shakirës? Këngëtarja dhe Hamilton bëjnë hapin e radhës ndaj njëri-tjetrit


Këngëtarja e njohur latine, Shakira, dhe Lewis Hamilton kanë shijuar tre takime sekrete në vilën e saj në Ibiza.

hamilton shakira

Ylli kolumbian i muzikës dhe kampioni i F1 kanë ndezur thashethemet për lidhje pasi u panë së bashku në një sërë ngjarjesh muajt e fundit.

Gazetari Sergio Garrido i tha kanalit televiziv spanjoll Telecinco se dyshja u takuan “tri herë në vilën në Ibiza” ku Shakira po qëndronte në fillim të këtij muaji gjatë një pushimi të sezonit të F1.

“Kur punëtorët u larguan, këngëtarja qëndroi vetëm me eskortën e saj private dhe mori një vizitë nga Hamilton”, shpjeguan burimet e tij.

Garrido pohoi gjithashtu se shoferi i Hamilton dëgjoi “bisedat e vazhdueshme” të pilotit me këngëtaren latine.

Ndërsa piloti kaloi një kohë të mrekullueshme duke lundruar me miqtë në bordin e një jahti në ujërat e Mesdheut, Shakira do të ishte larguar nga vila vetëm në dy raste. “Një herë për të parë Bizarrap-in dhe një për të darkuar me Hamilton”, pohon Garrido.

46 -vjeçarja,  u nda nga  i dashuri i saj futbollist, Gerard Pqiue, vitin e kaluar dhe tani pretendohet se po shijon lidhjen e saj me Hamilton.

Dyshja janë parë të afërt që nga bashkëpunimi për këngën e tyre ‘Te Felicito’ vitin e kaluar, pavarësisht se takimet e tyre publike kanë ndezur thashetheme për romancë.

© Panoramaplus.al