21 Dhjetor, 2018

Tajlandezët fansat më të “çmendur” të Trejsi Sejdinit, ja çfarë bënë për shqiptaren (FOTO)


Trejsi Sejdini është bukuroshja shqiptare që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe” që u zhvillua në Tajlandë. 18-vjeçarja nga Elbasani nuk arriti që të merrte kurorën, por ajo fitoi zemrën e shumë personave atje.

Madje Trejsi në votimet online ishte ndër më favoritet për të marrë kurorën e “Miss Universe”. Ndërkohë ndjekësit tajlandezë të Sejdinit e kanë përcjellë me flamuj shqiptarë dhe me postera dashamirës në aeroportin e tyre.

Gjithashtu rrjetet sociale në Tajlandë janë mbushur me faqe të hapura në mbështetje të 18-vjeçares, që tajlandezët mendojnë se duhej ë kishte fituar.

“Ajo duket si një person me karakter të fortë dhe të ëmbël njëkohësisht. Ajo thyen rregullat. Nuk ka frikë të bëjë poza seksi, dhe as nuk shtiret si ‘vajza e mirë’ që kërkojnë shfaqjet e bukurisë. Njerëzit kanë interes sepse ajo është vetvetja”, tha një nga mbështetësit më të zjarrtë të “Miss Universe”, Patty Suvanmanee.

“Ajo i trajton fansat shumë mirë, i përshëndet dhe takohet me ata. Madje u flet edhe fjalë që i ka mësuar në tajlandisht. Të gjithë e duan shumë dhe ndihen të lidhur me të”, thotë Patty.

© Panoramaplus.al