Adele publikoi këngën e saj të parë pas gjashtë vitesh mungesë, duke i gëzuar të gjithë fansat me këtë rikthim. Në një intervistë me Oprah Winfrey, këngëtarja që ka thyer rekorde, ka folur për vëmendjen që ka marrë që nga rikthimi i saj, veçanërisht pasi humbi 45 kilogramë.

Në intervistën për kopertinën e “Vogue” muajin e kaluar, Adele foli për divorcin dhe se si ajo kishte transformuar trupin dhe shëndetin e saj mendor, duke e bërë që të stërvitej deri në tre herë çdo ditë. Pas intervistës, rutina e saj e ushtrimeve u cilësua “e tepërt” nga disa ekspertë shëndetësorë, me të cilën këngëtarja 33-vjeçare nuk është dakord.
“Unë nuk isha e tronditur dhe as e sfilitur nga kjo, trupi im është objektivizuar gjatë gjithë karrierës sime.“- tha Adele për reagimin ndaj humbjes së peshës në intervistën e saj me Oprah. “Nuk është detyra ime të vërtetoj se si ndihen njerëzit me trupin e tyre. Ndihem keq që kam bërë dikë të ndihet keq me veten, por kjo nuk është puna ime. “
Ajo konfirmoi se kishte humbur rreth 45 kg dhe tashmë mund të ngrejë 77 kg. Këngëtarja zbuloi se ndihej e “turpëruar” që nuk mundi ta bënte martesën e saj me Simon Konecki të funksiononte, me të cilin ndan djalin 9-vjecar.

“Unë kam qenë e fiksuar për një familje bërthamë gjatë gjithë jetës sime, sepse nuk kam ardhur kurrë nga një familje e tillë,” tha këngëtarja 33-vjeçare. “Që në moshë shumë të re i premtova vetes që kur të kisha fëmijë, do të qëndronim bashkë. Do të ishim ajo familja e bashkuar.”
Në lidhje me albumin e ri, Adele kujtoi frikën që kishte ndjerë kur mendonte se disa tekste mund të ishin shumë private, “por asgjë nuk ka qenë aq e frikshme sa ajo që kam kaluar unë gjatë dy-tre viteve të fundit me dyer të mbyllura”, përfundoi artistja.
© Panoramaplus.al
