Klaudia Pepa ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet pa make up apo flitra. Balerina ka ‘hapur’ zemrën dhe ka rrëfyer për të gjithë ndjekësit e saj periudhën e vështirë që po kalon kohëve të fundit.

Kjo gjë ka bërë që fytyra e saj të acarohet dhe të mbushet me akne. Gjatë shkrimit Klaudia tregon se është e trishtuar dhe thekson se ky shpërthim vjen si pasojë e një periudhe mjaft të ngarkuar dhe me stres.
Tashmë ajo ka marrë dhe një vendim të rëndësishëm: As nuk do të kërcejë apo të stërvitet për disa muaj.
“Jam pak e trishtuar. Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt. Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin.
Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj. Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar. Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi. Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia”, -shkruan Klaudia.


© Panoramaplus.al

