17 Qershor, 2019

“Ta kanë bërë me photoshop”, mamaja e Ledri Vulës “akuzon” të birin se ka modifikuar foton


Këtë fundjavë është mbajtur një ndeshje në Kosovë, mes VIP-ave dhe disa prej sportistëve të njohur. I pranishëm ishte edhe reperi i njohur, Ledri Vula.

I veshur sportiv me uniformën që mbante numrin 10 në shpinë, Ledri dukej tamam si një futbollist i vërtetë.

Reperi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” disa fotografi nga kjo ndeshje, ku tregoi se ishte mjaft i zoti në futboll.

 

View this post on Instagram

 

big game tonight

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on


Madje në një foto që ka postuar Ledri në rrjetet sociale, i ka komentuar edhe nëna e tij, Xheraldina. Me shaka ajo i thotë se i ka bërë fotot me “photoshop”.

“Ta kanë bërë photoshop e garantuar”, i shkruan mamaja Ledri Vulës.

Ndërkohë edhe aktori i njohur, Blerim Destani, i ka komentuar reperit: “Ti je nga një tjetër planet”.

© Panoramaplus.al