Dy konkurrentet e Për’Puthen, Rrushe Zyba dhe Mikela Pupa kanë pasur një debat të ashpër që ka kaluar edhe në ofendime, gjatë puntatës së sotme.

Shak i debatit është bërë komenti i konkurrentes nga Kosova pas takimit të Mikelës me Erionin, djalin për të cilin është deklaruar.
Rrushja, e cila ka një njohje nga jashtë programit me Erionin, e cilësoi Mikelën fallco dhe shtoi se ajo është deklaruar për t’i rënë në sy konkurrentit. Kaq ka mjaftuar që debati mes dy vajzave të kalojë në tone të larta dhe ofendime.
Pjesë nga debati:
Rrushja: Kjo niset nga vetja se më falso se Mikela nuk ka dhe nuk do të ketë. Kur kam nisur unë me Erionin me flirtu, kjo ka qenë duke u zhgarravit me Brunon e Bledin.
Mikela: Mos mi trego mua zhgarravinat se pastaj të djeg mënyra se si të flas.
Rrushja: Mos bërtit.
Mikela: Je 2 metra goc e s’di të lidhësh dy llafe.
Rrushja: Kjo kur e pa që unë po filloj me u afru me Erionin, u deklarua se kjo e ka pasur bllok.
Ndërkohë takimi i Mikelës me Erionin ishte mjaft i afërt dhe i mbushur me provokime. Teksa po flisnin me njëri-tjetrin, Erioni e kafshoi tek hunda dhe e pyeti nëse i pëlqeu, por ajo iu përgjigj që “do i pëlqente më shumë diku tjetër”.

Në studio u diskutua afrimiteti i tyre dhe ishte Rrushja ajo që tha se Erioni e do Mikelën vetëm për “shtrat”. Në diskutim u futën dhe konkurrentë të tjerë, të cilëve Mikela iu tha se kërkon vetëm njohje më shumë me Erionin jashtë kamerave dhe nuk pretendon të martohet apo të krijojë familje që tani.
Pas komentit të Brunos, Mikela me të qeshur e pyeti: “Ta fus në krevat Erionin?”
© Panoramaplus.al

