17 Korrik, 2022

“Surpriza më e bukur në jetë”/ Xhensila Myrtezaj rrëfen momentin emocionues kur zbuloi se ishte shtatzanë me Ajkën: Kishim muaj që dëshironim…


Xhensila Myrtezaj është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo njihet për çiltërsinë dhe pozitivitetin që e karakterizon, gjithashtu nuk mund të lëmë pas dhe suksesin e madh që ajo ka korrur në muzikë.

Artistja ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale, ku nuk ka lënë pa përmendur historinë e fëmijërisë së saj apo njohjen me aktorin e humorit Besart Kallaku, tashmë me të cilin ajo sot ndan dhe një vajzë, Ajkën.

E ftuar në programin “A Live Night”, Xhensila ka rrëfyer momentin më të lumtur të jetës së saj, atëherë kur zbuloi se do të bëhej nënë për herë të parë. Sipas këngëtares, të pasurit fëmijë ishte diçka që ata kishin kohë që e dëshironin.

Xhensila u shpreh se ardhja në jetë e Ajkës e ka ndryshuar shumë dhe mundohet së bashku me Besin që t’i plotësojnë gjithçka dhe të kalojnë sa më shumë kohë me të.

“Kishim muaj në fakt që e kërkonim që të kishim një fëmijë. Dhe ndodhi dy muaj pas dasmës. Ishte surpriza më e bukur në jetë. Ai moment ka qenë një nga momentet më të ëmbla në jetën time, edhe pse kisha shumë pikëpyetje në kokën time. Që të dy kishim frikërat tona. Por që mezi e prisnim një fëmijë dhe kjo gjë e bëri shumë më të lehtë pritjen e ëmbël. Ishte një shtatzani shumë e qetë, shumë e lumtur. Lajmi më i bukur ishte kur mësova se do bëhesha nënë e një vajze. Momenti më i bukur i jetës ka qenë momenti i lindjes së vajzës. Ende tani e kam atë ngrohtësi kur ma sollën tek faqja. Ishte momenti më i bukur në jetë. Ishte një miks ndjesish. Ndjeja dhembshuri, dashuri, frikë, e shikoja të vogël, të brishtë. Momentin e parë vetëm lutesha.

Mund të them jeta ime ka ndryshuar shumë. Ka qenë një rilindje, një pastrim shpirti. Aty ti kupton se çfarë ka rëndësi në jetë, aty ti kanalizohesh edhe tek qëllimet e tua, edhe te koha që ti ke sa e vlefshme është dhe sa shumë duhet ta menaxhosh. Këtë gjë ma ka mësuar vetëm Ajka. Jam bërë shumë e fortë, në të njëjtën kohë më është shtuar edhe më shumë dhembshuria. Ardhja në jetë e një fëmijë është kanalizmi i duhur për të vazhduar jetën në rrugën e duhur. Unë si mami jam plot frikëra. Sa herë që diskutojmë edhe me Besin, për çdo gjë mendoja se mund ta bëja edhe më mirë. Ti do të jesh çdo herë edhe më mirë, krijesës tënde t’i plotësosh gjithçka.

Unë mundohem që të rris një fëmijë të lumtur, t’ia mbushim kohën me praninë tonë bashkë me Besin. Ajka tani ka filluar pianon, kërcimin, notin. Puna e mëmësisë është e rëndësishme, por duhet edhe babi që ta ndihmojë mamin patjetër. Përpiqemi që të dy të jemi prindër të mirë. Për mua ka rëndësi që Ajka të jetë e lumtur në jetë”- rrëfeu ajo.

© Panoramaplus.al