Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Familja”, ku ka marrë një surprizë shumë emocionuese nga vogëlushi i saj, Fernando.

Djali i këngëtares ishte në studion e Elgit Dodës, ku regjistroi zërin e tij teksa këndonte një prej teksteve të së ëmës. Ndërsa kur Çiljeta ka shkuar në studio, ai është fshehur.
“Mami, je më e mira në botë dhe unë të dua shumë. Kjo ishte surpriza ime për ty, numëro deri në 3 dhe unë do vij aty”, ishin fjalët e Fernandos për Çiljetën, e cila u emocionua nga surpriza e veçantë e të birit.


