Një lajm i trishtë vjen sërish nga lufta në shtetin e Ukrainës.
Aktorja e njohur Ukrainase, Oksana Shvets ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare pasi banesa e saj e cila ndodhej në Kiev u godit nga raketat ruse.

Ky lajm i trishtë për mediat u bë i ditur nga “Teatri i të Rinjve” ku ai bënte pjesë.
Sipas “Fox News”, artistja ndodhej në banesë e saj në çastin kur ndodhi sulmi duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.
“Gjatë bombardimeve me raketa të një ndërtese banimi në Kiev, u vra një artiste e merituar e Ukrainës, Oksana Shvets,” thuhej në deklaratën e Teatrit të të Rinjve. “Kujtim i ndritur për aktoren e talentuar! Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”-kanë shkrar kolegët e saj.
Vdekja e Shvets u raportua gjithashtu edhe në mediat sociale, përmes llogarisë në “Twitter” të Kyiv Post.

Aktorja pati një karrierë të gjatë në film dhe teatër ku ka shkëlqyer me paraqitjet e saj.
© Panoramaplus.al

