Pothuajse 1 në 6 gra shtatzëna në New York kanë dalë pozitive me COVID-19, sipas një studimi raporton Daily Mail.

Studiuesit ekzaminuan 250 gra që shkuan në spital për të lindur. Dhe 33 prej tyre ose 15% rezultuan të infektuara me COVID-19.
Por pothuajse asnjëra prej tyre nuk kishte shenja të virusit vdekjeprurës si kollë e fortë apo ethe.
Shkencëtarërët nuk kanë arritur të përcaktojnë rrezikun e vërtetë nga COVID-19 për gratë shtatzënë dhe për foshnjat e tyre, ndërsa studimet vazhdojnë.
Neë York regjistron deri tani 195.500 raste me të infektuar, numri më i lartë në SHBA. Ndërsa më shumë se 10.000 njerëz kanë vdekur në të gjithë vendin.
Studimi u zhvillua në New York-Presbyterian dhe Columbia Center Medical University nga data 22 mars deri më 4 prill.
Nga 215 gra shtatzëna, katër prej tyre ose 1.9% kishin ethe apo simptoma të tjera të COVID-19 dhe rezutuan pozitive.
Tamponët u morën nga 211 gra të mbetura që nuk kishin simptoma. Nga këto 29 prej tyre ose 13.7% ishin pozitive.
Kjo do të thotë se 29 nga 33 paciente që ishin pozitivë me koronavirus gjatë shtatzënisë ishin bartëse “të heshtura” të virusit.
© Panoramaplus.al
