Ai njihet nga të gjithë si reperi rebel. Por Stresi që në fëmijëri nuk paska lënë prapësi pa bërë.

I ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ai ndër të tjera ka folur për fëmijërinë duke treguar kështu edhe një ngjarje që ka ndodhur me të kur ishte ende i vogël.

“Kam vjedh lekë ne shtëpi. Kam marr dy shokë me vete, jam nisur për Korçë. Kemi dash me ik në Greqi, por babi im ka qenë shumë i shkathët dhe erdhi më kapi në Bilisht. Më kapi dhe më rrahu, nga Korça deri në Tiranë”, tregoi Stresi duke qeshur.


