30 Korrik, 2019

Stresi shpreh mirënjohje për Flor Mumajesin: Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme…


Reperi i njohur Stresi, ka vendosur së fundmi që të tregojë se kush ishte personi i parë që e ka ndihmuar që të nisë karrierën e tij.

Në “Instastory”, ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me kantautorin e dashur për publikun shqiptar, Flor Mumajesi.

Nëpërmjet këtij postimi, Stresi ka shprehur gjithë mirënjohjen për dorën që Mumajesi i ka dhënë.

“Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme, çelësi i suksesit tani po eci vet po pa harruar kush më ndihmoi, më mungon”, ka shkruar reperi në foto.

Ndërkohë në këtë periudhë Flori i ka munguar muzikës dhe kjo ka qenë një mënyrë e Stresit për të shprehur pasojat e mungesës së tij.

 

© Panoramaplus.al