Reperi Stresi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Bukë me vete”, ku ka zbuluar se si e dashura e tij, i kishte vënë pas një vajzë spiune në një club nate.

“Më ka ndodhur që kur më ka pyetur e dashura se ku je, unë i kam thënë në shtëpi dhe më pas ajo më ka çuar foton time në club. Më pas me anë të fotos unë dallova këndin nga ku ishte bërë dhe i shkova vajzës në tavolinë. Aty ajo që më spiunoi ishte ulur me pesë vajza të tjera në tavolinë”, tregon reperi.
Ndërkohë Stresi nuk ka zbuluar nëse bëhet fjalë për ish-bashkëshorten e tij, Keisi, apo dikush tjetër.
© Panoramaplus.al

