9 Shtator, 2022

Stresi publikon foton nga vendi ku prehet Brilant Martinaj: Vëllai im i vogël


Reperi Stresi (Arkimed Lushaj), ishte ndër të parët personazhe publikë që reagoi në lidhje me vrasjen e 22-vjeçarit Brilant Martinaj. Ky i fundit ishte mik i ngushtë me reperin, i cili sot ka vizituar varrin e tij.

Në një foto të publikuar në Instastory Stresi shkruan se e ka marrë shumë malli për mikun e tij, teksa e cilëson si “vëllain e vogël.”

“Më ka marrë malli aq shumë sa vetëm ti e di se sa, Vëllai im i vogël”- shkruan Stresi krahas fotos.

Brilant Martinaj u ekzekutua në një atentat mafioz më 17 korrik të këtij viti në mbikalimin e Fushë-Krujës bashkë me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qëllua me breshëri kallashnikovi rreth 90 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Stresi reagoi menjëherë pas vrasjes së tij, duke publikuar edhe bisedën e fundit që kishte shkëmbyer me të.

Reperi ka publikuar një video të Martinajt në makinë ku ai këndon vargjet e këngës së tij, “Mos u mërzit se kështu e ka jeta”, apo kur 22-vjeçari ishte në koncertet e tij. Në atë kohë Stresi anuloi të gjitha performancat dhe koncertet që do të realizonte, pasi kishte nevojë për qetësi (KLIKO).

© Panoramaplus.al