3 Tetor, 2019

Stresi mohon ndarjen me Kejsin?: “Jemi në menopauzë”


Lidhja dhe ndarja e tyre u komentuar shumë ne mëdia kohët e fundit. Bëhet fjalë për Arkimed Lushajn ose Stresin dhe parteren e tij Kejsin. Pas gjithë këtyre ‘zhurmave’ për një ndarje të mundshme, Stresi nuk kishte bërë ende një reagim konkret.

Ai, i ftuar në ‘Ftesë në 5’, u pyet rreth projekteve të reja, daljes nga burgu por edhe lajmeve të bujshme të ndarjes me Kejsin.

Reperi u përgjigj se lidhja e tyre kishte mjaft probleme por ende nuk ishin ndarë përfundimisht.

“Kemi divergjenca, por nuk ka asgjë konkrete. Nuk është e vërtetë ajo çka flitet në media, le të themi që jemi në një menopauzë të vogël”,- tha me të qeshur Stresi.

Pyetjes nëse kishte ende ndjenja për të, reperi nuk desh të përgjigjej konkretisht por tha se të dy janë duke marrë kohën e tyre për të reflektuar rreth lidhjes dhe se nuk kanë komunikim të përditshëm me njëri tjetrin.

“Unë po luftoj, por po luftoj në fshehtësi, pastaj të bëhet ca të bëhet”.

Pra, ai pohoi se për njerëzit që i do, ja vlen të luftosh duke pranuar kështu indirekt që ende po lufton për Kejsin dhe lidhjen e tyre.

 

© Panoramaplus.al