“Të du mom” është një nga këngët më të pëlqyera të edicionit të 20 te “Kënga Magjike”, si dhe ndër më të klikuarat në kanalin e “Youtube”.

Por duke qenë se reperi i njohur Stresi ndodhet në burg, ai nuk pati mundësi që të performonte në gjysmëfinale.
Ndërkohë ditën e sotme ai ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku ka shkëputur një fragment nga prezantimi i këngës në “Kënga Magjike”, para se të arrestohej.

Video e shoqëron edhe me një urim të veçantë për të ëmën, e cila feston ditëlindjen. Nga qelia ai shkruan: “E shtrenjta ime mom, gëzuar ditëlindjen! Megjithëse nuk jam pranë teje sot fizikisht, me shpirt më ke gjithmonë pranë, ti e di që je dashuria ime më e madhe që unë kam”.
E ëma e Stresi ka marrë një urim për ditëlindje edhe nga nusja e saj, Keisi. Kjo e fundit ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqen së bashku dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta jonë. Mimi ime të dua shumë”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
