
North West di si t’i japë paparacëve një shenjë kur është koha për të ndaluar.
Kim Kardashian publikoi në Twitter një video të saj dhe North të ulur në rreshtin e parë në ‘Javën e Modës në Paris’ më 6 korrik duke zbuluar edhe mesazhin pas pankartës së shkruar me dorë që North mbajti gjatë videos.
“Për këdo që e njeh North-in e di se sa qesharake i duket asaj kjo video!” -shkroi Kim në postim. “North mendoj se e kishte me njerëzit që e fotografonin, kështu që ajo shkroi në ftesën e saj STOP dhe e mbajti lart.”
Sipas Kim, North thjesht “dëshironte që ata të fokusoheshin vetëm në shfaqje” dhe jo tek ajo.
For anyone who knows North knows how funny she finds this video! North I guess had it with the people taking pictures of her so she wrote on her invite STOP and held it up and wanted them to just focus on the show… ???? pic.twitter.com/29F26ooy8A
— Kim Kardashian (@KimKardashian) July 8, 2022
North dhe Kim u shfaqën të veshura matchy-matchy. Nënë e bijë kishin veshur fustan e fund të zi me vija të bardha në sfilatën Jean-Paul Gaultier Haute Couture Vjeshtë 2022/Dimër 2023. Ato u shtuan veshjeve vathë me zinxhirë të gjatë që në njërën anë i kishin vendosur në hundë.

Teksa North e kombinoi fundin e saj me këmishë të bardhë dhe jelek e kapele, Kim bëri një hap më të guximshëm.
Fustani i ngushtë i zi me shirita të bardhë i themelueses të ‘Skims’ paraqiste një bust tërheqës me kupa nudo në gjoks, i cili me gjasë tërhoqi vëmendjen e të pranishëm. Por look i Kardashian ishte krejtësisht modest në krahasim me atë që e frymëzoi atë. Në vitin 1992, muza e fundit e Gaultier, Madonna, doli në pistën e një sfilate mode në amfAR, e veshur me një fustan me vija pothuajse identike poshtë një xhakete sportive me përmasa të mëdha, së cilës iu bashkua edhe stilisti francez.


