Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, ka shkëlqyer në dy premierat e filmit “2 gisht mjaltë” të mbajtur në Tiranë dhe Prishtinë.

Si gjithmonë, ajo ka treguar se ka shumë gusto dhe se u beson stilistëve më të mirë shqiptarë.

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur premiera e filmit në Prishtinë ku të pranishëm kanë qenë sigurisht edhe Ermal Mamaqi me Elvanën.

Kjo e fundit ka mahnitur me paraqitjen e saj, e veshur me streçe të zeza dhe bluzë të kuqe me fruda.
Ndërkohë kujtojmë se në premierën e “2 gisht mjaltë” në Tiranë, këngëtarja mbante veshur një fusta jeshil shumë të veçantë.


