9 Shtator, 2022

Starton sezoni i tretë i “Fit Station”, Çenkuela Hasa zbulon detaje të reja nga programi televiziv: Do të ketë personazhe, rrëfime të thella…


Sezoni i ri televiziv sapo ka nisur dhe tashmë gjithçka është gati për të startuar sezoni i tretë i emisionit “Fit Station”.

Pas suksesit që pati, autorja dhe moderatorja e programit Çenkuela Hasa ka zbuluar se programi do t’i qëndrojë sërish formatit të tij duke sjellë rrëfime nga më të rrallat nga figura të njohura të medias, politikës apo artit.

Në ‘Fitstation’ do të njihemi gjithashtu dhe me histori motivuese të njerëzve të suksesshëm në fushat e tyre.

“Të shtunën në orën 21:00 do mund të ndiqni ‘Fitstation’ për të tretin sezon në ekranin e Neës24. Mendova t’i qëndroj besnike formatit. Personazhe, intervista me figura të njohura e të dashura për publikun, rrëfime të thella, të sjella natyrshëm, sikur jemi duke pirë çaj me një mik”- deklaroi për ‘Balkanweb’ moderatorja.

© Panoramaplus.al