2 Qershor, 2021

“Kur s’u martova deri tani, ç’e dua më burrin!”- 64-vjeçarja e “Për’puthen 40+” që çmendi rrjetin largohet përfundimisht nga programi: Me këtë mendje kam lindur…


Luljeta Nallbani tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me hyrjen e saj në “Për’puthen 40+”, ku kërkonte një partner ndryshe nga të tjerët për të kaluar jetën.

luljeta nallbani (6)

Që në fillim, ajo tregoi se i pëlqen të udhëtojë shumë, të merret me palestër, të eksperimentojë me look-un e saj dhe pranoi se nuk i bëhet fare vonë për opinionin e të tjerëve.

Kjo sepse, 64-vjeçarja është paragjykuar mjaft për stilin e saj të veshjes, por edhe për lirshmërinë që ka në të folur, sidomos për marrëdhëniet seksuale.

luljeta nallbani (4)

Ndonëse realizoi disa takime në programin e dashurisë, Luljeta nuk arriti ta gjente mashkullin që do t’i “ndizte llambën”, siç ajo vetë ka deklaruar.

E ftuar tek “ABC e pasdites”, Luljeta nga Fieri pranoi se është larguar nga programi, pasi asnjëri prej kandidatëve aty nuk përputhej me të.

luljeta nallbani (1)

Ajo tha se e kishte të pamundur të ishte e pranishme çdo ditë në program pasi i duhej të udhëtonte nga Fieri drejt Tiranës.

Gjatë intervistës, ajo pranoi se ende nuk ka njohur dikë që ta pranojë si partner dhe shtoi me shaka:  “Kur s’u martova deri tani, ç’e dua më burrin unë?! Dua të jetoj e lirë!”.

luljeta nallbani (7)

E pyetur nëse deklaratat e forta i ka bërë për shoë apo sepse ashtu është në të vërtetë, Luljeta u përgjigj:

Mua nuk më ndryshon as programi, as Zoti që është lart nuk më ndryshon. Kështu kam lindur me këtë mendje. Në kohën e Enverit kam marrë fletë rrufe, me pantallona kauboj, flokët e gjata i lyeja me ujë të oksigjenuar, manikyrin e bëja me peçikllaz”.

luljeta nallbani (5)

“S’ta jap”, titulli i këngës së parë që Luljeta publikoi, bëri shumë bujë në media.

64-vjeçarja u shpreh se i referohej “buzës” dhe nuk kishte arsye pse kjo të bëhej kaq e madhe.

© Panoramaplus.al