Moderatorja e njohur Roza Lati së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”, ku foli rreth jetës së saj personale dhe asaj profesionale.

Roza rrëfeu se mamaja e saj aktorja e njohur Rita Lati shpesh herë i kërkon asaj që ta bëjë gjyshe sa më shpejt, por sipas moderatores ajo duhet ta ndjejë që të bëhet nënë.
Ndër të tjera ylli televiziv gjithashtu tregoi se kur ka qenë 30 vjeçe ajo ka qenë e gatshme që të bëhet nënë por nuk ka gjetur babain e duhur për fëmijët e saj, teksa shtoi se dëshiron që krijesat e saj ta kenë afër babain e tyre.
“Rita më thotë kur do bësh një beb, por kjo punë është me të ndjerë. Gjithmonë kam qënë e gatshme të krijoja familja që tek 30-tat; çështja është që s’po gjej babain e fëmijëve. Pasojat e familjes sime të divorcuar më kanë bërë që të jem më e matur dhe dua që krijesa ime ta ketë babain afër. Gjë e vështirë kjo për vitet që jetojmë sot ku çdo njeri është lehtësisht i zëvendësueshëm kështu që më mirë të rri vetëm.”- tha Roza.
© Panoramaplus.al
