20 Dhjetor, 2019

Spektakël plot ngjyra, prezantohen 10 këngët e para të Festivalit të RTSH-së


Mbrëmjen e së enjtes është mbajtur nata e parë e Festivalit të RTSH-së.

Në skenë u ngjitën 10 konkurrentët e parë që performuan këngët e tyre.

Festivali u hap me fituesen e vitit të kaluar të Festivalit të RTSH-së, Jonida Maliqi. Këngëtarja dhuroi një performancë të jashtëzakonshme për publikun duke u ngjitu në një piramidë të mbuluar me të kuqe në lartësinë 2.5 metra.

Ndërsa nga konkurrentët i pari që u ngjit në skenë ishte Bojken Lako dhe u përmbyll me Albërie Hadërgjonaj.

Nata e parë e Fest ’58 ishte një spektakël prej më shumë se 120 minuta. Ndërsa nata e dytë do mbahet sonte ku do performojë edhe 10 këngëtarët e tjerë të mbetur.

Nata finale do të zhvillohet të dielën ku do përzgjidhet fituesi që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Lista e 10 këngëtarëve që performuan në natën e parë të Fest ’58:

– Bojken Lako me këngën “Malasen”

– Kanita me këngën “Ankth”

– Devis Xherahu me këngën “Bisedoj me serenadën”

– Sara Bajraktari me këngën “Ajër”

– Genc dhe Nadia Tukiçi me këngën “Ju flet Tirana”

– Kamela Islamaj me këngën “Më ngjyros”

– Elvana Gjata me këngën “Me Tana”

– Aldo Bardhi me këngën “Melodi”

– Renis Gjoka me këngën “Loja”

– Albërie Hadërgjonaj me këngën “Ku ta gjej dikë ta dua”

 

 

© Panoramaplus.al