Këngët e Shpat Kasapit si “Axhamiu”, “Pa ty s’jetoj”, “Valle kosovare” dhe shumë të tjera u kthyen në hite, e vazhdojnë të dëgjohen edhe në ditët e sotme.

Tashmë këngëtari i njohur është një ndër personazhet më të komentuar në showbiz-in shqiptar. Por me siguri jo të gjithë e mbajnë mend se si dukej Shpati në fillimet e karrierës së tij.

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtari në një postim në “Instastory”. Ai ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e tij një foto të vjetër, ku shfaqet në moshë fare të re.

Nga fotografia vihet re ndryshimi i këngëtarit, i cili ka pasur disa kilogramë më pak. “Unë më i ri me ca shoqe të vockla”, shkruan Shpati krahas fotos së publikuar në “Instastory”.


