Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Por si asnjëherë tjetër, janë të kufizuar për të festuar me të afërmit e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mes tyre është edhe reperi i njohur Mozzik, i cili është shprehur se nuk pret njerëz për vizita në shtëpi për shamngur infektimet me COVID-19.
Në një postim në Instagram teksa uroi ndjekësit për Kurban Bajarimin, këngëtari tha se edhe ai vetë do të qëndrojë në shtëpi, madje nuk do vizitojë as gjyshërit e tij.
“Urime Kurban Bajrami! Zoti ju dhashtë shëndetin e gjitha të mirat juve e familjes suaj, unë sot nuk po pres mysafir, as nuk po shkoj mysafir, as nuk po vizitoj gjyshërit, po rri shtëpi shkaku i virusit,”- shkroi Mozzik.
/Panoramaplus.al


