Ditën e sotme Ricky Martin do të dalë para gjykatës në Porto Riko.

Ricky Martin ka thënë, përmes avokatëve të tij, se akuzat e bëra ndaj tij janë të rreme. Ai e mohon kategorikisht secilin prej tyre, për këtë arsyje do të paraqitet sot në gjykatë.
Ai akuzohet për një krim që lidhet me inçestin, për të cilin mund të rrezikojë 50 vite burg. Për shkak të kësaj, këngëtari i njohur do të dëshmojë kundër nipit të tij në gjyqin për dhunë të dyshuar në familje.
Sipas TMZ, këngëtari do të paraqitet nga distanca përmes zoom në gjykatë për të mohuar pretendimet e nipit të tij 21-vjeçar, i cili pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

“Akuzat kundër Ricky Martin, që çojnë në një urdhër mbrojtjeje, janë krejtësisht të rreme”, u shprehën avokatët e artistit në një deklaratë.
“Ne kemi besim se kur të dalin në dritë faktet e vërteta në këtë çështje, klienti ynë Ricky Martin do të shfajësohet plotësisht.”
Ditë më parë, avokatët mbrojtës të Martin pohuan se nipi i tij 21-vjeçar vuan nga probleme të shëndetit mendor, gjë që u përforcua edhe nga një prej vëllezërve të Ricky Martin.


