Ai është një nga reperët më të njohur në muzikë dhe fama e tij i kapërcen kufijtë.

Interesantja është se një nga këngët e albumit të tij,‘Mr Ferrari’, pasqyron një histori të trishtë dashurie që vetë reperi e ka përjetuar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Gashi i cili ka rrëfyer në ‘Instagram’ historinë që fshihet pas kësaj kënge.
Historia është e dhimbshme, si nëpër filma ku për shkak të diferencave ekonomike dhe sociale, prindërit e vajzës ndërhyrjnë dhe e ndajnë çiftin.
Vajza u martua me dikë tjetër, ndërsa Gashi i shkoi në dasmë me një makinë luksoze.
“Kjo këngë u bë kur rashë në dashuri me njeriun e gabuar…prindërit e saj nuk na lejonin bashkë sepse nuk kisha para mjaftueshëm në xhepa…Shkova në dasmën e saj me një Ferrari që kisha marrë me qera me paratë e kontratës dhe u ndjeva aq mirë kur pashë ata të më shihnin teksa largohesha me makinë”, shkruan reperi.

© Panoramaplus.al

