Kiara Tito është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo sot feston 23-vjetorin e lindjes dhe e ka nisur ditëlindjen mjaft bukur.

Në “Instastory” ajo ka publikuar disa video ku tregon se ka marrë surprizën më të bukur nga miqtë e saj në mes të natës.

Ata i kanë trokitur në mesnatë në derën e shtëpisë, ku janë prezantuar së bashku me tortën që në të kishte qirinjtë që formonin numrin 23.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
