19 Shtator, 2022

Sot funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, mbesat e Princeshës Diana “ndezin” Javën e Modës në Londër


Ndërkohë që ditën e sotme po përcillet për në banesën e fundit Madhëria e Saj nga ana tjetër mbesat binjake të Princeshës Diana, Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre në ‘Javën e Modës’ në Londër.

Binjaket janë parë të ulura në rreshtin e parë të evenimentit ndërsa ndiqnin sfilatën e David Koma dhe të gjithë sytë ishin tek vajzat dhe veshjet e tyre të bujshme teksa viheshin në pah format perfekte trupore.

Lady Eliza kishte veshur një minifustan të prerë ngjyrë të zi dhe me një pjesë të zbuluar të gjoksit e mbuluar me një copë ngjyrë metalike duke e kombuinuar me takat e saj elegante.

Lady Amelia veshi gjithashtu një mini-fustan në mënyrë të ngjashme, por duke i shtuar disa pendë rozë që binin në sy rreth pjesës së gjoksit. Ajo kombinoi minifustanin e bardhë dhe rozë me një palë sandale ngjyrë gold dhe një çantë të vogël me gura.

Ndërkohë që binjaket 29 vjeçare kanë bërë bujë me daljen e saj në Javën e Modes, kushërinjtë e tyre vajtojnë Mbretëreshëm. Asnjëra nga vajzat nuk kanë bërë asjë reagim për mbretëreshën e ndjerë që nga vdekja e saj më 8 shtator.

Eliza dhe Amelia janë fëmijët e vëllait të Princeshës Diana, Charles Spencer, 9th Earl Spencer. Ata kanë një motër tjetër të quajtur Kitty, një vëlla të quajtur Louis Spencer dhe një gjysmëvëlla të quajtur Samuel.

Dy vajzat kanë qenë të pranishme në dasmën e Princ Willam dhe Kate Middleton në Westminster Abbey në 2011. Ndërsa në dasmën e Princ Harryt në 2018, të pranishëm ishin vetëm Lady Eliza dhe vëllai i saj Louis Spencer.

© Panoramaplus.al