Edhe pse për momentin nuk janë bashkë, Donald Veshaj nuk harron asnjë detaj nga marrëdhënia që ka pasur me moderatoren Bora Zemani. Gjatë spektaklit mbrëmjen e djeshme, aktori zbuloi se data 5 nëntor është shumë domethënës për ta.

Në këtë datë ata festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre. Me këtë rast, Donaldi vendosi të merrte një pako me biskota dhe ta hidhte përtej murit të shtëpisë së “Big Brother VIP” në mënyrë që ta merrte Bora.
Por para se ta kalonte nga ana tjetër ambienteve të shtëpisë, Veshaj e hapi pakon dhe brenda saj futi varësen që kishte në qafë.
Pjesë nga biseda:
Arbana: Hidhe se do kujdesemi që t’ia dërgojmë zonjushës.
Donaldi: Ke varësen brenda se mos ta marrin. Edhe haji (i drejtohet Borës) që të ëmbëlsohesh.
Arbana: O Donald se s’na the… po ça date është?
Donaldi: Po s’ka gjë se e di ai personi.
Kledi: Jo duhet ta thuash.
Donaldi: Sot në datë pesë, unë para tre vitesh jam lidh me Borën.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Donaldi ka treguar se është ende i dashuruar me Borën, pavarësisht se kanë gjashtë muaj që janë ndarë. Ai ka deklaruar se Zemani është femra që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës. Por për shkak të disa faktorëve, siç është kokëfortësia dhe xhelozia, erdhi një moment që ata vendosën t’i ndanin rrugët e tyre.
Pas takimit me Borën brenda në “Big Brother VIP”, dyshja vendosi që do të diskutojnë jashtë për vazhdimësinë e raportit të tyre. Gjithashtu, ata shkëmbyen një puthje në buzë para të gjithë shqiptarëve.


