Ajo është një nga vajzat më të bukura të showbiz-it shqiptar dhe mjaft e komentuar në rrjetet sociale e media. Bëhet fjalë për Agnesa Vuthajn, e cila gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj.

Ditën e sotme, Agnesa ka publikuar në “Instastory” një fotografi të shkrepur në vitin 2005. Në atë kohë, ajo përfaqësonte Shqipërinë në Miss Universe.

Kanë kaluar 14 vite nga ajo foto, por Agnesa duket se ka po të njëjtën bukuri e ëmbëlsi.


