29 Gusht, 2023

Sot është një ndër personat më të komentuar, a e gjeni dot se cili banor i “BBV” është fëmija në foto?


Ish-banori i “BBV” Bledi Mane është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat pjesë nga jeta e tij private.

Së fundmi ai është bërë nostalgjik duke u kthyer pas në kohë dhe duke ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto nga fëmijëria.

Teksa publikoi foton kur ka qenë në një moshë shumë të vogël ai gjithashtu ka treguar se në moshën 3-vjeçare ka qenë një fëmijë shumë i praptë.

“Në foto dukem një 3-vjeçar i urtë, por në të vërtetë isha tmerri i cerdhes!”- ka shkruar Bledi teksa krahas saj ka vendosur një emoj duke qeshur.

 

 

© Panoramaplus.al